UBT-CERT organizon në Prishtinë aktivitetin për siguri kibernetike “Hack Day Kosova 2016”

10/11/2016

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike, nën kujdesin e UBT-CERT, në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet një garë kibernetike ku pritet të marrin pjesë hakerë nga i gjithë rajoni.

 

Aktiviteti dyditor, Hack Day Kosova 2016, që mbahet në datat 25-26 nëntor, i njohur në përmasa ndërkombëtare vjen në Prishtinë për herë të parë nga UBT.

Aktiviteti fillon më 25 nëntor, në 09:30, ndërsa shpallet i hapur me një fjalë rasti nga rektori i UBT-së (Universiteti për Biznes dhe Teknologji) prof. dr. Edmond Hajrizi.

 

Në ditën e parë, nga 10:00 – 16:00  provohet potenciali e hakerëve pjesëmarrës, të cilët do të testohen nëpërmjet infrastrukturës së bërë qëllimshëm me ndryshime.

Në ditën e dytë (26 nëntor), nga 10:00 do të shpallen fituesit e konkursit, të cilëve do t’u shpërndahen certifikata nga rektori, prof. dr. Hajrizi dhe drejtoresha e ALCIRT, Rovena Bahiti.

 

Agjenda e specifikuar:

Dita e parë  (25 nëntor 2016)

  • 09:00 – 09:30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
  • 09:30 – 10:00 Fjalë hyrëse (prof. dr. Edmond Hajrizi, rektor UBT)
  • 10:00 – 16:00 Testimi i infrastrukturës
  • 16:00 – 18:00 Përgatitja dhe dorëzimi i raportit

 

Dita e dytë (26 nëntor 2016)

10:00 – 11:00 Shpallja e fituesit/fituesve dhe ndarja e certifikatave (prof. dr. Edmond Hajrizi, rektor UBT dhe znj. Rovena Bahiti, drejtoreshë e ALCIRT)

 

Aktiviteti do të zhvillohet në Kampusin e Inovativ të UBT-së, pranë Zonës Industriale në Lipjan.

Bashkohuni në Hack Day Kosova 2016 dhe testoni aftësitë për gjetjen e dobësive të sistemeve dhe infrastrukturës!

Hakerët e interesuarit mund t’i dërgojnë aplikimet e tyre me të dhëna si: emri, mbiemri, mosha dhe profesioni,  në postën elektronike [email protected] 

, deri të mërkurën më 23 nëntor, ora 18:00.

Në konkurs mund të merrni pjesë individualisht ose në grupe, 2-3 persona. 

Muajin e kaluar në Tiranë  u zhvillua aktiviteti simotër “Hack Day Albania 2016”, mbështetur edhe nga UBT-CERT.