UBT CERT është ekipi i parë nga Kosova që akreditohet në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”

06/08/2018

UBT CERT është ekipi i parë nga Kosova që akreditohet në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”

 

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik i UBT-së, i njohur si UBT CERT, është organizata e parë nga Kosova që është akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”, organizatë e cila menaxhon dhe koordinon ekipet e CERT-ve nëpër botë.

UBT CERT është akredituar në IT si rezultat i plotësimit të kritereve të kërkuara në aspektin administrativ dhe në infrastrukturë ligjore e teknike.

Atdhe Buja, menaxher i UBT CERT, ka treguar se procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është vlerësuar pozitivisht, teksa theksoi se me këtë rast UBT CERT-it i jepen edhe mundësitë e shfrytëzimit të disa shërbimeve të IT-së dhe komunitetit ndërkombëtar të CERT-ve.

UBT CERT funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP) dhe ka për synim zhvillimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.

UBT-CERT deri më tani ka arritur zhvillimin e një game të gjerë të shërbimeve & projekteve, të cilat i gjeni në vegëzat: https://csp.ubt-uni.net/cert/en/services/ & https://csp.ubt-uni.net/cert/en/projects/