UBT bëhet anëtar i SAP University Alliance

15/10/2015

Në kuadër të anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare, UBT është bërë anëtare e SAP University Alliances, një institucion lider në tregun e softuerit të aplikuar për ndërmarrje.


Trajnimet edhe edukimi i bazuar në SAP University Alliances do të përfshihen në programet akademike të UBT-së në semestrin dimëror 2015/2016. Ato ofrohen nga Qendra Universitare e Kompetencës së SAP.


Zgjerimi i programit SAP do të përputhet me kërkesat e tregut lokal dhe rajonal. Nisur nga kjo,
UBT fton organizatat lokale dhe industritë potenciale për të diskutuar strategjitë SAP të lidhura me kërkesat e tyre.

 

Duke qenë lider në tregun e softuerit të aplikuar për ndërmarrje, SAP ndihmon organizatat të gjenerojnë mundësi të reja për inovacion dhe rritje, të ecin para konkurrencës dhe një varg mundësish të tjera.