UBT bën thirrjen e fundit për pranim të abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare 2019

02/10/2019

Tash kur përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së janë në finalizim e sipër, UBT shpall thirrjen e fundit për pranim të abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, të cilët duan të bëhen pjesë e konferencës më të madhe në rajon.

Data e fundit për pranim të abstrakteve është data 15 tetor.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;

Sisteme të Informacionit dhe Siguri;

Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;

Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;

Juridik;

Shkenca Politike;

Gazetari, Media dhe Komunikim;

Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;

Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;

Dizajn;

Psikologji;

Edukim dhe Zhvillim;

Modë;

Muzikë;

Art dhe Media Digjitale;

Stomatologji;

Mjekësi e Aplikuar.

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].