UBT bashkëpunon me Universitetin Teknik të Çekisë

17/10/2011

UBT bashkëpunon me Universitetin Teknik të Çekisë

Prishtinë, 17 tetor 2011-  Presidenti i UBT,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi gjatë qëndrimit të tij në Pragë të Republikës së Çekisë zhvilloi një varg takimesh me rëndësi, ku njëkohësisht u takua  me krerët më të lartë të Universiteteve të vendit në fjalë.  

 

Gjithashtu Presidenti i UBT së,  z. Hajrizi  u takua edhe me prorektorin e Universitetit  Teknik me Prof. Ing. Jiri   Bila, Dr Sc.

Më konkretisht dy krerët  e dyja institucioneve biseduan për të gjitha mundësit e bashkëpunimit në një të ardhme  të afërt në të gjithë nivelet e studimit si mastar dhe atë të doktoratës  dhe  për projektet e përbashkëta në atë evropian dhe regjional,  shkëmbimin e literaturës më të avancuar, dhe për çështje tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Gjatë bisedës që patën z. Bila u nda i kënaqur me studimet që ofron UBT-ja.

 

Universitetit Teknik  numëron një numër të madh të studentëve dhe të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë.