UBT anëtarëson Kosovën në IASP

26/09/2014

Kampusi i Inovacionit UBT është tashmë anëtar i IASP- rrjetit mbarëbotëror  të parqeve shkencore dhe të fushave të inovacionit.  Misioni kryesor i anëtarëve të IASP është të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik kombëtar dhe botërorë ndërmjet inovacionit, ndërrmarrësisë dhe transferimit të dijes dhe teknologjisë

Si i tillë kampusi i inovacionit të UBT-së ka për qëllim ngritjen e një rrjeti profesionalistësh që menaxhojnë fushat e inovacionit dhe parqet e shkencës e teknologjisë si dhe krijimin e mundësive të reja për kompanitë dhe zhvillimin e biznesit