UBT akreditohet si Akademi e Autorizuar e Institutit të programimit C++

31/01/2017

Akademia Ekzekutive e UBT-së për Zhvillim Profesional është akredituar si Akademi e Autorizuar e Institutit të programimit C++, pas plotësimit të të gjitha kushteve teknike, të përcaktuara nga Instituti C++ (C++ Institute).

Në bazë të kësaj, studentët e UBT-së, por edhe të interesuarit e tjerë në fushën e shkencës, do kenë mundësi të ndjekin trajnime dhe të marrin certifikata të njohura ndërkombëtarisht në gjuhën programuese C++.


Instituti C++ është e njohur si organizatë udhëheqëse në botë, duke ofruar një të cilësi të lartë të mësimit të gjuhëve programuese C dhe C++, por edhe certifikimit, përmes mundësisë së shfrytëzimit të shkathtësive të individëve në mijëra qendra testimi, të cilat janë të qasshme dhe të sigurta në tërë botën.


Instituti C++ bashkon një komunitet të përkushtuar të profesionistëve, specialistë e entuziastë të programimit, pastaj institucionet e arsimit dhe trajnimit, organizata, kompani dhe grupe vullnetarësh, të cilët përpiqen për të zhvilluar dhe për të përmirësuar cilësinë në këtë fushë, për përsosjen e teknikave të vlerësimit, si dhe për popullarizimin e programeve në gjuhët C dhe C++.

Instituti në fjalë, u krijua për të nxitur mësimin e gjuhëve përkatëse programuese, përmes ofrimit të një kornize të përgjithshme globale, me qëllim të rritjes, zhvillimit dhe mbështetjes së karrierës profesionale në C dhe C++, për edhe në teknologjitë e tjera të ngjashme të programimit.