UBT aftëson studentët për aplikim në tregun e punës

10/10/2016

Në UBT është mbajtur sesioni informativ për përgatitjen e studentëve në shkrimin e CV-së dhe letrës motivuese, si hap i parë dhe shumë i rëndësishëm i përfshirjes së studentëve në procesin e punësimit.

Gjatë këtij sesioni, studentët u informuan dhe morën njohuri për mënyrën se si shkruhet një letër motivimi dhe një CV e mirë dhe efektive, me ç’rast u trajtuan aspektet dhe elementet thelbësore përbërëse të tyre, si: qartësia,drejtshkrimi, prezantimi dhe paraqitja e vetes, përvojës, zhvillimit dhe kualifikimeve profesionale, përshtatja e tyre në bazë të kërkesave të punëdhënësit etj.

Në sesionin e parë ka ligjëruar profesori i UBT-së, PhD. Cand. Bujar Gallopeni, i cili theksoi rëndësinë që ka ky trajnim për studentët, që presin të bëhen pjesë e tregut të punës, si dhe hapësirën që UBT ia ofron këtij procesi.
“Periudha e kalimit të studentëve nga procesi i edukimit në atë të punësimit është një hap i madh, si për studentët, ashtu edhe për institucionin tonë”, tha Gallopeni, teksa shoti se, “puna jone pasqyrohet tek suksesi juaj”.

Si pjesë e këtij trajnimi, në sesionin e dytë, studentët do të marrin njohuri për mënyrën e përgatitjes së kandidatëve për intervistat e punës, si hap i mëtejmë drejt punësimit.