UBT: 2013 me plot suksese, plane të mëdha për 2014

30/12/2013

Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hjarizi  rikapitullon një vit të suksesshëm

 

UBT:  2013 me plot suksese, plane të mëdha për 2014

 

Të nderuar lexues,

 

Roli i Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe ruajtja e pozicionit të liderit

Institucionet të larta arsimore kryesisht kanë dy objektiva kryesore: një në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria, dhe dy, ne gjenerimin apo krijimin e dijeve të reja. Këto objektiva synohen të arrihen përmes aktiviteteve siç janë: edukimi i lartë akademik, edukimi profesional dhe ai gjatë gjithë jetës, hulumtimet shkencore dhe profesionale, publikimet, bashkëpunimet ndërkombëtare si dhe përmes këshillave profesionale për vendimmarrje më të mira.

 

Mund të themi lirisht se edhe në këtë vit UBT ka ruajtur pozitën e liderit në Arsimin e Lartë në Kosovë në aktivitetet e lartpërmendura. Këtë më së miri e dëshmojnë të dhënat e vitit 2013.

 

Edhe më shumë …. Zhvillim i qëndrueshëm

Në vitin që po e lëmë pas UBT (2013) ka më shumë studentë sesa në vitin e kaluar (2012), ka më shumë  studentë të dalluar dhe me mesataren mbi 4.5 nga shkolla e mesme, ka më shumë staf akademik dhe administrativ, ka më shumë infrastrukturë dhe laboratorë për ushtrime, më shumë literaturë, më shumë programe studimi të akredituara, më shumë programe studimi të ofruara në bashkëpunim me universitetet partnere prestigjioze, më shumë partneritete me universitete në botë, më shumë projekte hulumtuese, më shumë grante për mobilitet për studentët dhe stafin, më shumë konferenca shkencore të nivelit ndërkombëtar, më shumë publikime shkencore, më shumë projekte zhvillimore për shoqërinë kosovare, më shumëpërfaqësim në komitete shkencore dhe profesionale në botë, më shumë praktika për studentët, më shumë përkrahje dhe orientim profesional, më shumë certifikime ndërkombëtare, më shumë profesorë ndërkombëtarë të involvuar në ligjërata, më shumë përfaqësime dhe anëtarësime të Kosovës në nivelin profesional dhe ndërkombëtar, më shumë debate, më shumë vizita studimore, më shumë bursa dhe përkrahje financiare për studentët dhe më shumë robotë të teknologjisë së fundit.

 

Disa rezultate specifike:

 

Po i përmendim vetëm disa rezultate prej shumë të tillave:

 

–          Programin e ri për studime për Inxhinierinë e Ndërtimit, Ambient dhe Infrastrukturë, për Media dhe Komunikim por edhe atë për shkenca Politike.

 

–          Programin e Studimeve si ‘Double Degree’ me Universitetin e Varshavës dhe me Universitetin e Vjenës për Teknologji

 

–          Konferencën e organizuar ndërkombëtare të IFAC-ut, SWIIS 2103 në qershor dhe Konferencën ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion në nëntor.

 

–          Konferencat Studentore si dhe Universitetin Veror me Akademitë përkatëse verore.

 

–          Ardhjen e gjeneratës më të re të robotëve humanoidë NAO në UBT – për herë të parë në Kosove dhe në Ballkan.

 

–          Fillimi i punës së Kampusit të Ri me Infrastrukturën e Re.

 

–          Zhvillimi i Strategjive për Zhvillim Ekonomik si dhe zhvillimi i kapaciteteve humane për shumë komuna të Kosovës.

 

–          Programi i ri TEMPUS i Komisionit Evropian për energji te rinovueshme.

 

–          Vazhdimi i Programit Erasmus Mundus dhe bursat e reja për studentë. Në këtë program ku ndahen bursa për studentë dhe staf nga Komisioni Evropian vazhdojmë të jemi Institucioni i vetëm jopublik që marrim pjesë në të.

 

–          Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Evropiane për Simulim si dhe në atë Evropiane për Cilësi.

 

–          Implementimi i mësimit të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit për të gjitha programet e studimeve.

 

–          Pasurimi i bibliotekës së UBT-së me 25000 libra dhe materiale të reja.

 

–          Projekti akademik dhe shkencor për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit me Norvegjinë, ku përfshihen bursa, studime të doktoratës dhe hulumtime shkencore.

 

–          Rezultatet e shkëlqyeshme të studentëve të UBT-së ne vizitat studimore jashtë vendit (përmes bursave Erasmus dhe AEP) dhe në punësim.

 

–          Nga një Institucion Evropian sivjet ishim ftuar të marrim çmimin për institucionin më cilësor në rajon.

 

–          Në Nivelin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë jemi Shkolla më e madhe dhe lider në Ballkan në këtë fushë.

 

–          Edhe në Fakultetet e tjera kemi vlerat e veçanta që po na dallojnë nga të tjerët.

–          IPMA bëri validimin (akreditimin) tonë, për herë të parë në gjuhën shqipe për Certifikimin e Kompetencës për Menaxhimin e Projekteve.

 

–          Filloi punën Qendra e Karrierës dhe Internshipit, Qendra përStatistika, Analiza dhe Parashikime (UBT Stats) si dhe Instituti i Gjuhëve të Huaja.

 

Puna ekipore me shpirt ndërmarrësie dhe inovacioni …

 

Këto rezultate nuk janë të lehta dhe të vetë nënkuptueshme. Gjatë rrugës kemi hasur edhe ne pengesa dhe vështirësi të ndryshme. Megjithatë, ne po ia dalim falë një kontributi të jashtëzakonshëm tëtë gjitha palëve të interesit në UBT (stafi, studentët dhe partnerët) që po punojnë së bashku si një tërësi dhe me një shpirt të theksuar ndërmarrësie dhe inovacioni.Ky angazhim po bën që ne të dallohemi në cilësi dhe me suksese, po dëshmohen sloganet tona tashmë të njohura, të cilat dërgojnë mesazhe të qarta për vlerat dhe misionin tonë te studentët, te stafi, partneret, prindërit, qytetarët, alumni, punëdhënësit, si dhe palët e tjera të interesit:


– Zgjidh më të mirin… që të bëhesh më i miri

– Top Education for Top Students



– American and European University Education in my country



– Succeed with Quality

– UBT nuk është vetëm diplomë … është prestigj, është sukses, është cilësi, është krenaria.

 

– 12 years Leadership and Innovation

 

Për këtë unë dua t’Ju falënderoi përzemërsisht të gjithëve, për kontributin dhe bashkëpunimin e ofruar, për të ofruar në Kosovë një cilësi të Arsimit të Lartë të nivelit ndërkombëtar, për të ndërlidhur arsimin dhe shkencën kosovare me atë evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për të ofruar konsulencë profesionale për zhvillimin e sektorëve të jetës në Kosovë.

Në vitin 2014 …

Në vitin 2014 do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe më mirë, në mënyrë që ky trend i zhvillimit dhe sukseseve të vazhdojë edhe më tutje. Në veçanti mund të them se në këtë vit kemi planifikuar disa projekte inovative për Kosovën dhe regjionin për t’u zhvilluar dhe implementuar në UBT në bashkëpunim me partnerë shumë të vlerësuar ndërkombëtarë dhe për këtë do t’ju njoftojmë në vazhdimësi.

Urime…

Në fund, më lejoni t’ua uroj të gjithëve Vitin e Ri 2014, duke ju dëshiruar suksese, shëndet dhe lumturi për ju dhe më të dashurit tuaj.

Në veçanti dua t’i përshëndes studentët dhe alumnin e UBT-së, duke ju dëshiruar edhe më shumë suksese në studime dhe në karrierë. Nga ne, stafi i UBT-së, ju gjithmonë do të keni përkrahjen dhe angazhimin e plotë, ashtu që ju vërtetë të jeni të lumtur, të respektuar dhe sa më të suksesshëm në jetë. Për këtë ekziston UBT.



URIME dhe SUKSESE!