U mbajt sesioni informues për “UPSHIFT: Social Impact Workshop”

25/04/2017

Në UBT, u mbajt sesioni informues për “UPSHIFT: Social Impact Workshop”, që organizohet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, në bashkëpunim me UBT-në.

 

Gjatë këtij sesioni, organizatorët e punëtorisë i njoftuan studentët e UBT-së për qëllimin e punëtorisë, formën e aplikimit, formimin e ekipeve dhe hapat e mëtutjeshëm pas aplikimit.

 

Sipas përfaqësuesve të UNICEF Innovaitions Lab Kosovo, qëllimi i kësaj punëtorie është që të zhvillojë aftësi dhe të krijojë përvojë profesionale tek të rinjtë, për zgjidhjen e sfidave shoqërore, për mënyrën e zhvillimit, për planifikimin dhe implementimin e ideve të të rinjve etj.

 

Punimi me idenë më të mirë do të fitojë 2 mijë euro shpërblim, si mbështetje për realizimin e asaj ideje, teksa për zhvillimin e idesë duhet të formohen ekipet nga 3 deri në 5 anëtarë, prej moshës 15 deri 24 vjeç.

 

UPSHIFT: Social Impact Workshop ndihmon të rinjtë dhe adoleshentët e margjinalizuar që të bëhen krijues dhe ndërmarrës socialë, duke ju dhënë mësime praktike se si të kuptojnë më thellësisht problemet e komunitetit, të dizajnojnë zgjidhje përmes zhvillimit të një produkti dhe/ose shërbimi, dhe më pas si të udhëheqin ato ndërmarrje shoqërore që i zhvillojnë gjatë punëtorisë.

 

Duke i ftuar të gjithë studentët e UBT-së që të marrin pjesë në UPSHIFT, organizatorët theksuan se UBT është universiteti i parë i cili e ka mbështetur këtë punëtori  dhe nga studentët e këtij institucioni, teksa shprehën bindjen se nga kjo punëtori do të  krijohen projekte dhe zgjidhje kreative për shoqërinë tonë.

 

Afati i fundit për aplikim është deri të enjten, më 24 prill dhe çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë fundjavës së punëtorisë, në datat 05 – 07 maj 2017.

Linkun për aplikim e gjeni në: http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=97