U mbajt ekspozita kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës, përzgjidhen fituesit

16/03/2021

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u mbajt ekspozita e fotografisë, skulpturës dhe produktit, organizim ky në kuadër të projektit me UNESCO, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës.

 

Pas një pune intensive të organizatorit profesor Bashkim Shala, profesorëve, koordinatores Cennet Lika, asistentes Laura Ymeri dhe studentëve, janë paraqitur dhjetëra punë kreative dhe artistike ku edhe janë përzgjedhur fituesit e garës.

 

Studentët fitues në kategorinë skulpturë dhe instilacion nën mentorimin e profesor Burim Berisha janë: në vendin e parë Ardi Shihko, vendi i dytë Ndriçim Hakiu, dhe vendi i tretë Manushaqe Ibrahimi.

 

Studentët fitues në kategorinë fotografi nën mentorimin e profesoreshës Anisa Rada janë: në vendin e parë Ajlla Hoxha, vendi i dytë Rinea Sheholli dhe vendi i tretë Nesa Kryeziu.

 

Studentët fitues në kategorinë e produktit nën mentorimin e profesor Serkan Bayraktaroglu dhe profesoreshës Cennet Lika janë: në vendin e parë Drilon Gashi, vendi i dytë Albin Kokolli dhe Pëllumb Sopi dhe vendi i tretë Albert Rexhepi.

 

UBT përmes këtij projekti është nikoqir i listimit të emrit të Kosovës dhe të studentëve të UBT-së në UNESCO.