Transfero studimet në Fakultetin Inxhinieri e Energjisë

30/01/2020

Fakulteti Inxhinieri e Energjisë është program që në UBT ofrohet me specializime unike, fakt që shtyu studenten Vlera Kadriu të transferojë studimet nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Ajo vendosi të transferohet me të vetmin qëllim, që të përfitojë aftësitë e duhura për të qenë profesioniste në industrinë e energjisë.

 

“Kam vazhduar studimet në UBT ngaqë institucioni ofron përvoja të reja dhe profesionale, por e rëndësishmja është që motivon studentët dhe i orienton në aspektin profesional”, potencoi ajo.

 

 

http://study.ubt-uni.net/