Transferoni studimet në UBT dhe shndërrohuni në histori suksesi për Kosovën

01/10/2019

Procesi i transferimit të studimeve po ua jep mundësinë e dytë studentëve që të përzgjedhin UBT-në për të rinisur rrugëtimin akademik dhe t’i gëzojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që UBT ua ofron studentëve.

Me procesin e transferimit, studentët e rinj do të kenë mundësi që përmes studimit në UBT të kenë qasje në edukimin më cilësor evropian.

Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të lini gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të shtetit tonë, kushtojini rëndësi ngritjes tuaj akademike, transferoni studimet në UBT dhe filloni rrugëtimin më të suksesshëm të jetës suaj.