Transfero studimet në programin Stomatologji në UBT

14/02/2023

Misioni i Fakultetit Stomatologji në UBT është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes kurrikulave bashkëkohore, të bazuara dhe të harmonizuara me praktikat më të mira në nivel evropian, filozofi të veçantë arsimore, kërkime dhe shërbime për komunitetin.

Programi synon të ofrojë përshtatshmëri për studimin e tendencave dhe zhvillimeve të ardhshme në profesionin e stomatologjisë, transferimin e njohurive dhe sigurimin e mësimdhënies cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Programi siguron studentin me bazë të domosdoshme në aspektin teorik dhe klinik të stomatologjisë në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, shkencës dhe teknologjisë, si dhe kërkesat për shërbime dentare në popullatën e përgjithshme.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të aplikojnë një sërë konceptesh themelore nga shkencat biologjike, mjekësore, teknike dhe klinike, me qëllim të diferencimit ndërmjet kushteve fiziologjike dhe patologjike.