Transfero studimet në programin Sistemet e Informacionit në UBT

13/02/2023

Qëllimi i përgjithshëm i programit Sistemet e Informacionit në UBT është të pajisë studentët me teoritë dhe praktikat e sistemeve moderne të informacionit dhe shërbimeve në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë dhe aplikojnë njohuritë e informatikës dhe matematikës adekuate për disiplinën, të analizojnë probleme, të identifikojnë dhe të përcaktojnë kriteret e informatikës adekuate për disiplinën.

Ndër të tjera, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë efektivitetin e punës në grupe për të përmbushur qëllimet e përbashkëta, të kenë aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me një gamë të shikuesve, si dhe të kenë aftësi për të analizuar ndikimin lokal dhe global të informatikës mbi individët, organizatat dhe shoqërinë.

Në lidhje me qëllimin e këtij programi të studimit, UBT ofron në dispozicion laboratorët më bashkëkohorë dhe të pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për të mësuar dhe aplikuar trendët e fundit në sisteme të informacionit.