Transfero studimet në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

29/01/2024

Programi Inxhinieri e Mekatronikës në UBT ka për qëllim që të ofrojë një qasje më të balancuar përmes kombinimit të sistemeve mekatronike me ekonominë, menaxhimin, etikën dhe psikologjinë, si dhe sjelljeve organizative.

Programi e vë theksin tek rëndësia edukimit të personave që kanë një mendim origjinal, të cilët do të jenë në gjendje të ndërmarrin një qasje për të imagjinuar në zgjidhjen e një game të gjerë të problemeve të inxhinierisë.

Njashtu, ofron një kualifikim të mbështetur nga matematika dhe shkencat natyrore, duke integruar menaxhimin e biznesit dhe teknologjisë dhe duke iu siguruar atyre progres tek profesionet përkatëse.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.