Transfero studimet në Fakultetin Juridik në UBT, shndërrohu në profesionist të sistemit të drejtësisë

20/01/2022

Bëhu pjesë e suksesit, duke transferuar studimet në Fakultetin Juridik në UBT.

 

Arbërita Kollçaku është njëra nga studentet e shumta që ka zgjedhur që të transferoj studimet në UBT, institucionin në të cilin do të fitoj njohuri dhe aftësi nga profesionistët më të mirë që ka vendi nga kjo fushë.

 

Arbërita ka transferuar studimet nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në Fakultetin Juridik në UBT, duke parë cilësinë dhe vlerat që ka ky institucion i arsimit të lartë, në mënyrë që studentët të kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të arritur rezultate maksimale.

 

“Siç e dimë të gjithë, kur një student bën një zgjedhje ajo do ta përcjell përgjatë gjithë karrierës së tij, dhe unë vendosa ta bëj zgjedhjen e duhur, pra të bëhem pjesë e kolegjit të suksesit. Zgjodha transferimin e suksesit në studime dhe karrierë. Sikurse çdo etapë që ka ngritjet dhe uljet, në këtë etapë studimore ku gjendem, unë tash shoh vetëm ngritje në studime dalluar nga ajo plato e kaluar në ulje kur isha në studime në vitin e parë”, ka thënë studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Arbërita Kollçaku.

 

Duke transferuar studimet tuaja në Fakultetin Juridik në UBT, ju do të përfitoni studime cilësore me standarde të larta ndërkombëtare, që juve ju bëjnë profesionistë të fushës së sistemit të drejtësisë.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!