Transfero studimet master në programin Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment në UBT

24/02/2023

Programi Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment në UBT synon të ofrojë njohuri, shpjegim dhe të aplikojë aspektet metodologjike në teknologjinë e informatikës, menaxhmentit dhe biznesit në sistemet e informacionit.

Objektivi i këtij programi është që studentët të kërkojnë njohuri më të thella dhe njohuri të reja në lëmin e sistemeve te informacioneve, dizajneve të sistemeve të informacionit dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit në organizata.

Studentët që kanë përfunduar programin do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë dhe të kuptuarit në fushën e sistemeve të informacionit, duke përfshirë edhe aftësi të gjera të fushës dhe njohuri të thella të një pjesë të caktuar dhe njohuri në hulumtimet aktuale dhe në zhvillimin e punës, si dhe të demonstrojnë thellë njohuritë metodologjike në fushën e sistemeve të informacionit.

Ndër të tjera, studentët do të dinë të demonstrojnë aftësi për të integruar njohuritë dhe të analizojnë, vlerësojnë dhe të merren me fenomene komplekse, çështje dhe situata, edhe kur informacioni është i mangët në dispozicion.