Transfero studimet master në programin E Drejta Civile dhe e Pronës në UBT

23/02/2023

Programi E Drejta Civile dhe Pronës në UBT, është program në të cilin studentët dhe të rinjtë do të mund të gjejnë njohuri profesionale dhe të përgjithshme teorike të së drejtës civile si prona, problemet evropiane dhe globale të tregtisë, si dhe të drejtat e njeriut.

Kurrikula e këtij programi mbulon çështjet dhe zhvillimet bashkëkohore në fushat e detyrimeve dhe kontratave, proceseve gjyqësore tregtare, të drejtave pronësore, ligjit të konkurrencës ose procesit gjyqësor me të drejta objektive private subjektive.

Studentëve ju mundësohet të zhvillojnë të menduarit kritik dhe aftësitë hulumtuese sepse programi ofron një pasqyrë të pronësisë intelektuale, marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare për tregti të lirë, zbatimit të ligjit, legalizimit të pronësisë, si dhe garantimit të lëvizjes së lirë të tregut ndërkombëtar.

Ky program është i përshtatshëm për studentët për faktin e zhvillimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve private, të përfshira në çështje shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.