Trajnohu për MS Excel, përfito certifikatë të njohur ndërkombëtarisht

11/03/2022

Zhvillimi i aftësive tuaja profesionale përmes trajnimeve dhe kurseve të ndryshme është një përparësi dhe kusht i rëndësishëm për krijimin e hapësirës dhe mundësive konkurruese në tregun e punës.

 

UBT ofron trajnimin për MS Excel nga trajneri i certifikuar nga Microsoft, prof.dr. Besnik Skenderi, përmes të cilit studentët dhe të interesuarit e tjerë do të mësojnë bazuar në praktikat më të mira nga fusha e biznesit, auditimit, financave dhe statistikave.

 

Përmes këtij trajnimi, UBT ofron certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, përmes së cilës të rinjve ju hapen shumë rrugë për karrierën e tyre profesionale në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Apliko tani: MS Excel – Shkollat Profesionale dhe Trajnimet