Trajnohu për Menaxhim të Projekteve në UBT dhe certifikohu ndërkombëtarisht

05/07/2019

UBT po ofron trajnimin “International Project Managament”, përmes të cilit kandidatët përgatiten profesionalisht për menaxhim të projekteve, në përputhje me të gjitha standardet  ndërkombëtare.

 

Marrë për bazë aspektin e përgatitjes, ndjekësit e trajnimit do të jenë plotësisht të gatshëm që të ndihmojnë organizatat dhe bizneset në përfitimin e kompetencave të forta të menaxhimit të projekteve.

Trajnimi pa certifikim është 150 euro, kurse me certifikim 300 euro.

 

Akademia Ekzekutive e UBT për Zhvillim Profesional është anëtar i regjistruar i IPMA-së (International Project Management Association), që përfaqëson Republikën e Kosovës dhe vendet/rajonet shqipfolëse në këtë federatë prestigjioze globale të menaxhimit të projektit, rrjedhimisht, edhe certifikata që merret nga ky trajnim është e vlefshme dhe e njohur ndërkmobëtarisht.