“Toshiba” bashkëpunon me UBT-në

14/10/2011

“Toshiba”  bashkëpunon me UBT-në   

           
Prishtinë, 14 tetor 2011-  Presidenti i UBT Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë vizitës së tij në Republikën e  Çekisë  ka vizituar edhe përfaqësinë  e kompanisë  së njohur në nivel botëror  për  teknologji  “Toshiba”.

Gjatë vizitës z. Hajrizi  zhvilloi edhe  një takim miqësor me menaxherin kryesorë të kompanisë në fjalë  z. Juroslav Liskovec.

Më konkretisht,  gjatë takimit  palët biseduan për mundësin e bashkëpunimit mes  dyja institucioneve  e sidomos për sektorin e teknologjisë  për  me sjell robota industrial dhe laboratorë  në Kosovë,  pikërisht në UBT,  në Fakultetin e Mekatronikës, fakultet  i  vetëm në vend dhe rajon,  ku studentëve u mundësohet  të organizojnë praktiken shkencore etj . 

 

z. Hajrizi u nda i kënaqur me  të arriturat e kompanisë në fjalë në të gjithë sektorët  më konkretisht për rolin e kompanisë në teknologjinë.