THIRRJE PËR APLIKIM

14/04/2017

Ftohen studentët e UBT-së, të marrin pjesë në punëtorinë “UPSHIFT: Social Impact Workshop”, që organizohet nga UNICEF Innovaitions Lab Kosovo, në bashkëpunim me UBT-në.

 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e UBT-së, nën moshën 25 vjeç.

 

Punimi me idenë më të mirë do të fitojë 2 mijë euro shpërblim, si mbështetje për realizimin e asaj ideje.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të zhvillojë aftësi dhe të krijojë përvojë profesionale tek të rinjtë, për zgjidhjen e sfidave shoqërore, për mënyrën e zhvillimit, planifikimit dhe implementimit të ideve të të rinjve etj.

 

Aplikimi bëhet në grupe, që duhet të përmbajnë nga 3 deri në 5 anëtarë.

 

Formën e plotë të aplikimit e gjeni në: www.ubt-uni.net/upshift  http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=97

 

Afati i fundit për aplikim është 27 prill 2017

 

UPSHIFT: Social Impact Workshop ndihmon të rinjtë dhe adoleshentët e margjinalizuar që të bëhen krijues dhe ndërmarrës socialë, duke ju dhënë mësime praktike se si të kuptojnë më thellësisht problemet e komunitetit, të dizajnojnë zgjidhje përmes zhvillimit të një produkti ose shërbimi, dhe më pas si të udhëheqin ato ndërmarrje shoqërore, që i zhvillojnë gjatë punëtorisë.