Thellohet bashkëpunimi në mes Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT dhe Industrisë së Ndërtimit dhe Prodhimit të Materialeve Ndërtimore

27/11/2023

Bashkëpunimi ndërmjet industrive të ndryshme nga vendi dhe rajoni me Akademinë në UBT ka rezultuar me investime edhe në hulumtime shkencore në Laboratorin e Materialeve në UBT, kësaj radhe nga Industria e Ndërtimit dhe Prodhimit të Materialeve Ndërtimore.

Kompania amerikane “PENETRON” me degën e saj në Athinë të Greqisë dhe po ashtu me nëndegën e saj në Kosovë “PENETECH”, rikthehen me interesim për vazhdim të bashkëpunimit me UBT-në.

Vlen të theksohet që njohja e kompanisë “PENETRON – PENETECH” ka fillet e saj në Panairin e Materialeve Ndërtimore të organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT në kuadër të Akademisë Verore, ku kjo kompani ishte sponsor kryesor i aktiviteteve të ndryshme.

Ata kthehen dhe kërkojnë që pas fushatës së parë hulumtuese mbi betonet jetëgjate të vazhdojnë hulumtimet në Laboratorin e Materialeve të UBT-së mu për shkak të konfirmimit të cilësisë mbi menaxhimin e punës, testimeve dhe po ashtu prezantimit të rezultateve të cilat vazhdojnë të jenë në studim e sipër.

Në kuadër të kësaj fushate eksperimentale vlen të theksohet që Fakulteti i Ndërtimit me Laboratorin kanë thelluar bashkëpunimin ku kanë përfituar studentët e nivelit bachelor dhe master me punimet e tyre në laborator dhe duke ndërlidhur Akademinë dhe Industrinë që është edhe thelbi i punës se këtij fakulteti.

Këto rezultate janë prezantuar edhe në Konferencën Ndërkombëtare me renome dhe pritet po ashtu të vazhdohet edhe më tej me këtë pjesë ku priten ende rezultate edhe më të mira, si fryt i këtij bashkëpunimi. Në kuadër të këtyre testimeve janë mbajtur edhe disa takime për të konfirmuar aspektet e laboratorit dhe prezantimit të rezultateve dhe takime e prezantime të tjera do të vazhdojnë.

Tashmë Fakulteti Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT konfirmon edhe njëherë kompetencën rajonale dhe evropiane dhe me këtë angazhim të përbashkët edhe të studentëve synohet të përfitohet nga këto zhvillime pozitive në UBT.

Një vizitë e veçantë është realizua në Innovation Center të RTU ku përfaqësuesit e Innovation Center prezantuan idetë e tyre dhe start-up që studentët po realizojnë më përkrahjen e RTU-s duke ndërlidhur edhe studentët direkt me industrinë dhe duke realizuar prototipe ku ishin prezent edhe ne pjesën që realizohen, në laboratorët inovative të RTU-s.

Po ashtu u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë jo vetëm me Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT, por të shtrihet edhe në fakultetet të tjera dhe të rritet bashkëpunimin në nivel Universiteti.