Tema master e studentit të UBT-së, Exhevit Ymeri, zbatohet edhe në praktikë

20/02/2017

Studenti i Shkencave Kompjuterike në UBT, Egjevit Ymeri, ka mbrojtur titullin master, tema: “Sinkronizimi dhe disponueshmëria e lartë e të dhënave duke përdorë teknologjinë: SQL Server 2012 Always ON”. Tema është mbrojtur para Komisionit: prof.dr Zhilbert Tafa, prof.dr. Bertan Karahoda dhe prof. dr. Ramiz Hoxha, ndërsa atë e përcollën studentët, profesorët, prindërit e të interesuar të tjerë. 

Punimi i Ymerit është paksa më i veçantë, pasi që ka gjetur sistemim në praktikë. Si punim, tashmë është implementuar nëpër institucione të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë.


Kjo për faktin se me këtë temë trajtohet eliminimi i ndërprerjeve të komunikimit të softuerit apo aplikacioneve të ndryshme gjatë përdorimit. 
Sipas Ymerit, shfrytëzuesit, si rezultat i këtij hulumtimi, nuk e hetojnë ndërprerjen e energjisë, gjë kjo që ndihmon shumë që aplikacionet të mos ndalen si rezultat i bllokimeve të sistemit, të rrymës, të ngarkesave apo prishjeve kompjuterike.