Televizioni i UBT-së me pajisjet më moderne në Kosovë

16/02/2020

Televizioni UBT TV është pasuruar me pajisje më moderne multimediale të teknologjisë së fundit, të cilat do të mundësojnë transmetimin e programeve informative, përfshirë mbulimin e ngjarjeve nga terreni, intervistave në studio reale dhe virtuale me mysafirë nga fusha të ndryshme, si: Arsim, Inovacion, Ekonomi, Ndërmarrësi, Kulturë, Politikë, Sport etj.

 

Pajisjet më të sofistikuara në fushën e mediave do të përdoren nga stafi dhe studentët, për informimin e opinionit mbi ngjarjet e ndryshme, në mënyrë profesionale.

 

UBT TV është televizioni më i ri në tregun medial kosovar, i cili është licencuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe është mbështetur dhe financuar nga Komisioni Evropian.