Të shtunën, Fakulteti i Arkitekturës organizon ekspozitë në Komunën e Ferizajt

25/07/2019

Në Komunën e Ferizajt këtë javë fillojnë aktivitetet në kuadër të organizimit “Ditët e Diasporës”, e për t’i bërë këto ditë edhe më të veçanta Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, do të organizojë ekspozitën e arkitekturës.

Ekspozita do të mbahet të shtunën, më 27 korrik, me fillim nga ora 11:00, në Bulevard.

Të interesuarit do të kenë mundësi të shohin veprat arkitektonike, të realizuara nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.