Të rinjtë e shkollës “Sami Frashëri”, të interesuar të marrin pjesë në garën MOS

26/04/2019

Përfaqësuesit e UBT-së, Genc Emini, Saranda Demolli dhe Dylbere Rrustemi, kanë mbajtur sesion informues në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku prezantuan mundësitë për pjesëmarrje në Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”.

 

Kjo garë organizohet nga UBT dhe Certiadria për herë të parë në Kosovë, në të cilën mund marrin pjesë të rinjtë e moshës 13 deri në 22 vjet.

 

Nxënësit e kësaj shkolle u shprehën të interesuar të testojnë shkathtësitë që kanë në Excel, PowerPoint dhe Microsoft Office 2013 dhe 2016, teksa thanë që do të aplikojnë për tu bërë pjesë e kësaj garë.

 

Nga kjo garë do të shpallen katër fitues, të cilët më pas do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Botërore Microsoft Office Specialist “MOS”, që këtë vit do të mbahet në New York të SHBA-ve.

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 17 maj, ndërkaq të interesuarit mund të aplikojnë në këtë link: www.ubt-uni.net dhe http://kampionatimos.com