Të mërkurën, UBT shfaq në Gjilan filmin “The man who knew infinity”

18/12/2018

UBT i është kthyer organizimit “Movienight me studentë”, për shfaqjen e filmave që kanë shënuar rekorde të shikueshmërisë në botë, dhe që njëherësh, janë edhe edukues e inspirues.

 

Kështu, Instituti i Gjuhëve në UBT, në bashkëpunim me Kolegjin “Arbëri”, në Gjilan, do të shfaqin filmin “The man who knew infinity”.

 

Filmi do të shfaqet në kuadër të aktiviteteve kulturore për promovimin e gjuhës dhe komunikimit, organizuar për studentët dhe stafin e UBT-së.

 

Për të interesuarit për të parë filmin, i njëjti mund të shfaqet më 19 dhjetor 2018, ora 16:00, në UBT, në Gjilan, dhe është i hapur për të gjithë.