Të premten, më 27 janar do të bëhet hapja solemne e edicionit të pestë të konkursit mbarëkombëtar,“ICT Awards”, organizuar nga Albanian ICT Awards, në Shqipëri.

26/01/2017

Përmes kësaj ngjarjeje, do të shpalosen dhe promovohen grupet, institucionet dhe të rinjtë inovatorë në fushën e teknologjisë informative në trojet shqipfolëse.

Në edicionin e kaluar të këtij organizimi, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi u nderua me Çmimin “ICT Akademiku i Vitit”. Ndërkaq, në po të njëjtën ceremoni, u shpërblyen edhe tre përfaqësues të tjerë nga UBT, Muhamed Retkoceri, Arlind Hajredinaj dhe Altin Ukshini, për punën e kryer në sektorin e teknologjisë informative.