Të hënën, profesori Francisco Pereira Coutinho ligjëron për studentët e UBT-së

23/07/2017

Të hënën, më 24 korrik 2017, do ta vizitojë UBT-në profesori i Fakultetit të Shkencave sociale dhe humane në Universitetin Nova de Lisboa të Portugalisë, Francisco Pereira Coutinho.

 

Me këtë rast, ai do ta mbajë edhe një ligjëratë tematike për studentët e UBT-së, përkatësisht për studentët e Fakultetit Juridik dhe ata të Shkencave Politike.

Coutinho do të ligjërojë për temën më titull: “Pasojat e BREXIT-it në rendin ligjor të BE-së”.

Ligjërata në fjalë do të mbahet në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të hënën, duke filluar nga ora 14:00.