Të diplomuarit në UBT me rrugë të hapura studimi e punësimi

24/05/2016

Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se të diplomuarit në UBT kanë lehtësira për të siguruar një vend pune, apo për t’i vazhduar studimet pasuniversitare në shtete të ndryshme evropiane, e më gjerë.

Nga rastet e shumta, të publikuara e të papublikuara në media dhe rrjete sociale të brendshme, do veçuar të diplomuarën në Degën e Arkitekturës në UBT, Bardha Metën. Meta tregon se pas përfundimit të studimeve themelore, nga muaji shkurt është punësuar në një Zyrë projektuese “Abd&associates”.


Gjithashtu, ajo ka arritur të pranohet për studime të nivelit Master, në Universitetin publik “Politecnico di Milano”, në Itali.


“Ky universitet më ka shpërblyer me bursë për studime, duke e mbuluar edhe pagesën e fakultetit dhe konviktin”, ka thënë Meta, me rrëfimin se një mundësi e tillë, brenda një viti akademik, u jepet vetëm 10 studenteve më të mirë.


Për rrugëtimin e suksesshëm të saj, Meta i është mirënjohëse UBT-së.
“Jam mirënjohëse ndaj UBT-së, që gjithmonë na ka dhënë mundësi të mëdha për zgjerimin e njohurive dhe na ka mbështetur për qëllimet tona si studentë”, thotë Meta.