Studio në UBT, merr diplomë të dyfishtë nga universitetet e njohura evropiane

06/05/2021

Studentët që do të zgjedhin UBT-në, do të kenë mundësinë që të marrin diplomë të dyfishtë me universitetet e njohura evropiane si: Warsaw University, në Poloni, Vienna University of Technology në Austri, Parthenope University of Naples në Itali, Danube University Krems në Austri, CIFE, Nice në Francë, Semmelweis University, në Hungari, University of Salzburg në Austri, CEEPUS Program, në Bullgari, City University London në Angli, dhe Waterford Institute of Technology në Irlandë.

 

Të gjitha programet ndërkombëtare që i ofron UBT mundësojnë që studimet të ndiqen nga Kosova, pa pasur nevojë që studentët të udhëtojnë në vendet që dëshirojnë të studiojnë.

 

Programet e ndryshme ndërkombëtare që ofrohen në UBT, janë falë marrëveshjeve të arritura me mbi  450 universitete evropiane dhe botërore, në kuadër të së cilave mundësohen diploma të dyfishta në fusha të ndryshme studimi.

 

Të interesuarit mund të jenë pjesë e studimeve ndërkombëtare në universitetet më të mira në botë, duke përfituar edhe bursë të plotë përmes partneritetit që UBT ka me shumë universitete që janë pjesë e programit “Erasmus +”.

 

UBT në kuadër të programeve ndërkombëtare të studimeve kombinon pjesën teorike dhe atë praktike, praktika të cilat i zbaton në kampuset inovative që posedon, me ç’rast ligjërojnë profesor me renome ndërkombëtare nga universitetet më prestigjioze të botës.