Studio në UBT dhe përfito kompetenca të larta në fushën e shkencave politike

01/08/2022

Me shumë profesionistë e ekspertë të fushës së politikës, Fakulteti Shkenca Politike në UBT ju ofron mundësi studimi në programin bachelor, duke ju bërë të realizoni më lehtë synimet dhe ëndrrat tuaja.

 

Përmes programit të bashkërenduar sipas standardeve evropiane, nga puna praktike dhe vizitat studimore, të cilat bëhen në kuadër të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, ju do të arrini të përjetoni një eksperiencë të paharruar dhe do të përfitoni njohuritë e nevojshme për t’u përfshirë sa më lehtë në tregun e punës në Kosovë dhe përtej kufijve.

 

Diploma e juaj do të njihet në sektorin publik e privat në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, përpos qasjes së lehtë në tregun e punës, studentët e këtij programi e kanë mundësinë e studimit jashtë vendit përmes programit PoSIG, duke iu mundësuar të vijojnë studimet me bursë të plotë studimi në disa universitete evropiane.

 

Pjesëmarrja e përvitshme e studentëve në konferenca, punëtori dhe gara ndërkombëtare, ka bërë që studentët të jenë më aktiv dhe të përfitojnë njohuritë e nevojshme rreth fushës, duke u angazhuar drejtpërdrejtë në praktikimin e lëndëve.

 

Nga angazhimet e tilla, shumica e studentëve, apo rreth 98% e të diplomuarve në Shkenca Politike, tashmë janë dëshmuar se janë të përgatitur për të qenë të punësuar, si dhe profesionistë të fushës së politikës në vend dhe rajon.