Studio në UBT, aftësohu profesionalisht në profesionin Teknik i Radiologjisë

22/09/2020

Radiologjia është një profesion dinamik, i shpejtë dhe i ndërthurur me përdorimin e teknologjisë së sofistikuar të imazhit mjekësor. Për t’u aftësuar profesionalisht dhe për të përfituar teknikat radiografike, UBT ofron programin e specializuar Teknik i Radiologjisë.

 

Programi i mundëson diplomë të njohur ndërkombtarisht në fushën dhe teknologjinë radiologjike, njëherësh do të keni një avantazh gjatë gjithë karrierës suaj, përfshirë edhe përparësinë për punësim në institucione publike dhe private.

 

Programi i studimit Teknik i Radiologjisë në UBT, ju aftëson për të punuar në Rezonancë Magnetike (MRI), Tomografi e Kompjuterizuar (CT), Radioterapi, Mjekësi Nukleare Mamografi, etj.

 

Ky fakultet kombinon anën teorike dhe pjesën praktike, ku studentët do të trajnohen profesionalisht në laboratorët e Poliklinikës së UBT-së. Ndërkaq, studentët do të mësojnë me sistemin më të ri të të mësuarit dhe punuarit në Kosovë, atë të Virtual Reality.