Studio në UBT, aftësohu profesionalisht në profesionin Teknik i Anesteziologjisë

22/09/2020

UBT është lider në arsimin e lartë në rajon që është i përkushtuar dhe ofron studime cilësore, institucion që sjell në vend një larmi programesh unike, siç është programi Teknik i Anesteziologjisë.

 

Ky program ofron mundësinë e marrjes së praktikave më të mira akademike dhe shkencore në fushën Anesteziologjisë. Është programi i vetëm i akredituar në Kosovë dhe rajon, që kombinon mësimet teorike dhe praktike sipas Direktivës së BE-së.

 

Fakulteti Teknik i Anesteziologjisë ka për mision përsosmërinë në kujdesin klinik, mësimdhënie, kërkime, inovacione biomjekësore, dhe në përgjithësi shndërrimin e studentëve në profesionistë të anesteziologjisë.

 

Teknikët e Anesteziologjisë do të ofrojnë kujdes anestetik për pacientët që kanë nevojë në operacione, andaj UBT u ka mundësuar studentëve të këtij drejtimi kushte të nevojshme infrastrukturore për t’u zhvilluar profesionalisht në këtë aspekt.