Studio në programin Teknik Dentar

07/08/2021

UBT ofron programin më unik të shëndetit oral në rajon, atë të Teknikut Dentar, i cili është i bazuar dhe harmonizuar me praktikat më të njohura dhe më të mira në nivel evropian, me një filozofi të veçantë arsimore.

 

Ky program u mundëson studentëve mësimdhënie të një niveli të lartë, me ekspertë të fushës, të cilët me një program të përshtatshëm për studimin e trendeve të reja, zhvillojnë profesionistët e rinj të teknikut dentar, me njohuri dhe mësimdhënie cilësore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

 

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Teknik Dentar në UBT, studentët do të mund të punojnë si ushtrues të profesionit në laboratorët e dhëmbëve, duke qenë profesionistët më të mirë të kësaj fushe, e duke kontribuar në shëndetin oral të qytetarëve të vendit.

 

Studentët e këtij drejtimi do të kenë mundësinë që të punojnë brenda institucionit, falë zhvillimit të infrastrukturës moderne, me të gjitha pajisjet e nevojshme dentare, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shkencës dhe teknologjisë dentare.