Studio në programin Psikologji

05/08/2021

Programi i Psikologjisë është hartuar sipas standardeve bashkëkohore, duke përmbushur udhëzimet dhe kërkesat e përcaktuara nga EuroPsy (European Certificate in Psychology) – e themeluar nga një prej institucioneve më kredibilitetin me të lartë në Evropë për përcaktimin e standarteve në profesionin e psikologjisë – dhe Korniza Kombëtare e Arsimit të Kosovës.

 

Programi ynë është i dizajnuar për të hedhur bazat e një karriere në fushën e psikologjisë dhe për të pajisur studentët me njohuri dhe dije profesionale si dhe shkathtësi për t’i zbatuar njohuritë e tyre në praktikë. Ky program ka për qëllim përgatitjen e profesionisteve të rinj duke filluar që nga teoritë bazë mbi zhvillimin dhe sjelljen e individit, personalitetin, të menduarit, të nxënit si deri tek vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale.

 

Niveli bachelor i studimeve në fushën e psikologjisë u jep studentëve një mundësi të shkëlqyer për shumë vende pune si në sektorin publik ashtu edhe atë privat. Të diplomuarit në Psikologji kanë një sërë mundësish për të zhvilluar karrierën e tyre, duke u angazhuar në sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor, në këshillim, psikoterapi etj.