Studio në programin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment

11/08/2021

Muzika është një prej fushave të studimit e cila nxjerrë të rinj të talentuar e kuadro profesionale për industrinë muzikore dhe institucione të ndryshme kulturore.

 

Për të plotësuar nevojat e këtij tregu, UBT ka përpiluar programin Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment, program që përfshin pesë specializime nga të cilat studentët e këtij fakultetit mund të përzgjedhin sipas nevojës dhe preferencës së tyre mënyrën se si do të ndërtojnë profilin e tyre profesional.

 

Duke studiuar në këtë program studimi nënkupton se ju keni zgjedhur që të bëheni pjesë e industrisë së muzikës, që nesër do ua jap shansin që të përfaqësoni Kosovën në arenën ndërkombëtare.

 

Bendi i UBT-së, i përbërë nga studentë dhe drejtuar nga profesionistë të fushës së muzikës është mundësia më e mirë për të treguar talentin tuaj dhe performuar në mënyrën më të mirë të mundshme në evenimente brenda institucionit dhe jashtë saj.

 

Fakulteti Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment në UBT, posedon infrastrukturën adekuate për natyrën e fushës së studimit, duke përfshirë këtu teknologjinë më të sofistikuar të kohës, litëraturën më bashkëkohore, si dhe stafin akademik profesional të dëshmuar në fushën pedagogjike.