Studio në programin Infermieri

08/08/2021

Praktikat më të mira dhe më të njohura ndërkombëtare të fushës së infermierisë në Kosovë i ka sjellë UBT, dhe duke studiuar në këtë institucion arsimor ju do të keni fatin që të merrni njohuri nga ekspertë dhe profesionistë të kësaj fushe që gjenden në UBT.

 

Poliklinika e UBT-së iu mundëson studentëve të Fakultetit të Infermierisë që të kryejnë punën praktike përbrenda institucionit, mirëpo për këtë të fundit UBT studentëve u ka hapur dyert edhe në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë, si dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

 

Kushtet ideale infrastrukturore me hapësirat gjigante në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, studentëve të këtij programi do iu mundësojnë të arrijnë kompetenca të larta profesionale, duke u bërë të aftë për shërbime rehabilituese, shëruese e mbrojtëse.

 

Sjellja e teknologjive të reja dhe më të sofistikuara të kohës studentëve të infermierisë i kanë lehtësuar jashtëzakonisht punën, duke ndjekur trendin e ri të teknologjisë, përmes sjelljes së realitetit virtual dhe gjeneratën e pestë të rrjeteve celulare pa tela – 5G.