Studio në programin E Drejta Penale në nivelin master në UBT

28/09/2021

UBT ofron programin e nivelit master, E Drejta Penale, program ky që u ndihmon studentëve të sintetizojnë, hulumtojnë dhe analizojnë ligjet dhe Kodin Penal.

 

Përmes profesorëve më eminent dhe me një përvojë të gjatë që janë në UBT, studentët e këtij programi do të kenë mundësi të ndjekjes së ligjëratave dhe marrjes së njohurive përmes praktikave dhe metodave më moderne.

 

Me një infrastrukturë moderne, kurrikulë të bazuar në universitetet më të njohura të botës, si dhe një përkushtim maksimal, studentët e këtij programi do të sigurojnë një rrugëtim të paharruar profesional drejt karrierës së tyre në lëmin e drejtësisë.