Studio Menaxhim i Patundshmërive

14/10/2020
Keni vendosur të studioni master për Menaxhim të Patundshmërive dhe të përfitoni diplomë të dyfishtë.
Në Kosovë këtë mundësi e ofron vetëm UBT në bashkëpunim me ESLG.
Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë është programi më i kompletuar në rajon ku aftëson kandidatët në menaxhimin profesional të sektorit ndërtimor, si dhe ndihmon profesionalisht në projektimin dhe dizajnimin e ndërtesave efiçiente.
Studentët e këtij fakulteti kanë mundësi të përfitojnë diplomë edhe nga universiteti prestigjioz “New University”, në Slloveni, teksa programi u mundëson kualifikim dhe përgatitje të lartë akademike për karrierë profesionale në fushën e pasurive të paluajtshme dhe sektorit ndërtimor.
Vendi ka nevojë për profesionistë të diplomuar në Menaxhim të Patundshmërive, aftësohu profesionalisht dhe shndërrohu në ekspertin për të cilin ka nevojë Kosova.