Studio me më të mirët në Fakultetin Teknik i Anesteziologjisë në UBT

09/08/2021

Duke ofruar studime cilësore për të gjithë studentët, UBT ka zhvilluar programin Teknik i Anesteziologjisë, program ky që u ofron të rinjve praktikat më të mira akademike dhe shkencore në fushën e Anesteziologjisë.

 

Ky program studimi ka për qëllim përsosmërinë në kujdesin klinik, mësimdhënie, kërkime, inovacione biomjekësore, kështu duke i shndërruar studentët në profesionistë dhe ekspertë të anesteziologjisë.

 

Infrastruktura moderne u mundëson studentëve të këtij drejtimi zhvillimin e praktikës krahas mësimit teorik, duke ofruar edhe kujdes anestetik për pacientët që kanë nevojë në operacione, falë mësimeve të profesionistëve dhe ekspertëve të kësaj fushe.

 

UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit!