Studio master në UBT, specializohu për Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë

04/11/2019

Kosova sikurse edhe vendet e rajonit, më shumë se kurrë ka nevojë për profesionistë në fushën e energjisë elektrike, të cilët janë të aftë dhe në gjendje të menaxhojnë tregjet e reja të energjisë elektrike në përputhje me nevojat shoqërore të këtij profili.

 

Duke qenë kështu, UBT është institucioni i vetëm që ka të akredituar programin master Energjia Elektrike dhe Tregjet e Energjisë, program në të cilin studentët përfitojnë edukim cilësor për tregjet dhe rrjetet e mençura elektrike.

 

Studentët që specializohen në Energjinë Elektrike dhe Tregjet e Energjisë, si dhe në Energjinë e Qëndrueshme dhe Inxhinierinë e Mjedisit, ata do të jenë në gjendje të menaxhojnë kërkesat dhe detyrat në lidhje me zhvillimin afatgjatë të rrjeteve të shpërndarjes së energjisë elektrike, mjedisit dhe teknologjive që lidhen më këtë fushë.

 

Studentët që përfundojnë studimet master në këtë fushë, kanë perspektivë në tregun e punës, ata mund të punësohen në sektorin e energjisë, shoqatat tregtare, institucione kërkimore dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare të kësaj fushe.

 

Fakulteti Energji Elektrike dhe Tregjet e Energjisë është edhe partner i projektit “Elemend”, projekt i cili synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të krijojë një mjedis të favorshëm për energjinë.

Pjesë e këtij projekti, përveç Kosovës që përfaqësohet nga UBT, është edhe Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, ku ndërtojnë kapacitete të përbashkëta për studentët dhe stafin akademik të këtij profili.