Studio master në Shkenca Politike në UBT

01/10/2021

Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për karrierë dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme.

 

Për këtë, UBT ka marrë akreditimin për programin Shkenca Politike në nivelin master të studimeve, duke u ofruar studentëve njohuritë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare rreth politikës dhe zhvillimin akademik e profesional të kësaj fushe.

 

Shkencat Politike është një prej fushave që UBT u ofron cilësi dhe mundësi për të studiuar me profesionistë e ekspertë të fushës së shkencave politike, dhe me gërshetimin e programit unik që prek të gjitha elementet dhe fushat e shkencave politike, studentëve u mundësohet zgjerimi i njohurive teorike dhe praktike mbi zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë.

 

UBT ka sjellë në Kosovë modelin e universiteteve më të mëdha evropiane e botërore të mësimdhënies, duke instaluar realitetin virtual dhe klasat CLASSROOM 3.0, si dhe rrjetin global 5G, duke u bërë kështu ndihmesë e madhe për studimet universitare për studentët e UBT-së.