Studio master në programin Politika Publike dhe Menaxhimi në UBT

27/10/2022

Programi Politika Publike dhe Menaxhimi është përpiluar në mënyrë që të promovojë perspektivat bashkëkohore në politikat publike dhe në menaxhimin publik në të gjitha aspektet e tyre, përmes një qasje moderne të mësimit dhe mësimdhënies.

Pas përfundimit të programit, studenti do të jetë i aftë të aplikojë në mënyrë kritike teoritë, modelet dhe konceptet kryesore të përdorura në studimin e politikës publike, menaxhimin publik dhe analizën e ndikimit të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, studentët do të aftësohen në politikat e vendit dhe hartimin e politikave, të demonstrojnë të kuptuarit e debateve kryesore në literaturën akademike në lidhje me politikën publike, menaxhimin publik dhe ndikimin e organizatave ndërkombëtare, politikave vendore dhe qendrore, si dhe të ndërmarrin projekte kërkimore të pavarura.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!