Studio Juridik në UBT

09/10/2020
Dëshirën tuaj për t’u bërë gjykatës, prokuror, avokat apo këshilltar juridik mund ta ktheni në realitet vetëm duke studiuar në UBT, në programin Juridik.
Fakulteti Juridik në UBT, ju ofron njohuri, profesionalizëm dhe kompetencë, për t’u aftësuar në fushat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, por edhe në fushat më bashkëkohore të marrëdhënieve biznesore, pronësisë intelektuale, hetimit të krimeve dhe forenzikës.
Studentëve UBT u mundëson praktikat më të mira ndërkombëtare marrë nga modele të universiteteve më të mira të Evropës dhe botës.
UBT është vendi i duhur për zhvillimin tuaj akademik e profesional.