Studio Inxhinieri e Energjisë në UBT, shndërrohu në ekspertin për të cilin ka nevoja Kosova

08/10/2020

UBT është qendër rajonale në përgatitjen e ekspertëve në fushën e Inxhinierisë së Energjisë, profesionistë që ofrojnë zgjidhje të përhershme në lidhje me problemet me inxhinierinë e energjisë, rrjetet e zgjuara, energjitë e ripërtëritshme, energjinë diellore, energjinë termike, ndikimin mjedisor të energjisë.

 

Programi i studimit Inxhinieri e Energjisë në UBT, u mundëson inxhinierëve të ardhshëm të aftësohen profesionalisht për t’i zgjidhur problemet më komplekse në fushën e energjisë.

 

Ky program krijon mundësi ideale për punësim në potencialin më të madh ekonomik në vend dhe rajon, ngaqë kompanitë në Kosovë dhe në botë kanë nevojë për punëtorë të specializuar në inxhinierinë e energjisë.

 

Në UBT, tërë puna praktike zhvillohet në Laboratorin e Inxhinierisë së Energjisë, si projekt i përbashkët i UBT-së dhe BE-së.