Studio Gjuhë Angleze në UBT

05/08/2021

Numrit të programeve të studimit nga ku studentët e rinj mund të studiojnë dhe të marrin praktikat më të mira dhe më moderne të kohës i është shtuar edhe programi i Gjuhës Angleze.

 

Ky program është i ndërtuar në përputhje me procesin e Bolonjës për nivelin universitar me qëllim që të njihet brenda arsimit të lartë evropian, përderisa studentët do të kenë mundësi të jenë të barabartë me të gjithë të rinjtë evropian sa i përket kurrikulës dhe profesionistëve të kësaj fushe.

 

Programi Gjuhë Angleze u ofron studentëve njohuri të thellë në fushën e gjuhës dhe kulturës, në të njëjtën kohë duke i orientuar ata në fusha të tjera, të cilat do të mësohen përgjatë studimeve bachelor.

 

Studentët pas përfundimit të studimeve në programin Gjuhë Angleze, do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe zbatojnë teknika dhe metoda të ndryshme të përkthimit, të shkruajnë tekste duke shmangur gabimet gramatikore, të përdorin terminologji të përshtatshme që përputhet me llojin e gjuhës që përdoret në praktikë, si dhe aftësi të tjera të cilat pas studimeve në UBT, me infrastrukturën moderne dhe mjetet e nevojshme për të realizuar edhe pjesën praktike, do t’i bëjnë studentët profesionistë të gjuhës angleze.