Studio Farmaci në UBT

17/08/2022

Programi Farmaci në UBT, është një program i cili ndërlidh mësimin teorik me atë praktik, duke u mundësuar studentëve të përforcojnë dhe përfitojnë njohuri të reja rreth fushës nga praktikimi i lëndëve nëpërmjet punëtorive, seminareve, vizitave studimore dhe punës praktike.

Përmes ekspertëve shëndetësorë, me laboratorë të pajisur me teknologjitë më të fundit dhe me kurrikulën e përshtatur në standardet më të mira evropiane dhe amerikane, studentët e këtij programi do të kenë mundësi të zhvillojnë dhe të avancojnë njohuritë, duke u përgatitur për të qenë profesionistët e ardhshëm të fushës të farmacisë dhe të mjekësisë.

Programi Farmaci në UBT, dallon nga programet e tjera për shkak të përgatitjes së studentëve për t’u përshtatur plotësisht me nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës, për shkak të Poliklinikës më të madhe në vend, me dhjetëra laboratorë të cilët i dedikohen departamentit të Farmacisë, si dhe mundësi për vijim të studimeve me bursa të plota studimi në universitetet evropiane përmes programeve CEEPUS dhe Erasmus+.

Studentët e këtij programi, pas përfundimit të studimeve do të jenë në gjendje të angazhohen në etikën e profesionalizmit dhe në veçanti do të dijnë të marrin përgjegjësinë ndaj kujdesit dhe respektit për pacientin, do të jenë në gjendje të angazhohen në të mësuarit e përjetshëm, në veçanti në vetëdijen për nevojën për arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional në fushën e zgjedhur të praktikës së farmacisë, si dhe të përshtaten me zhvillimet në farmaci dhe mjekësi.